Prishtina triumfon në Gjilan dhe shkëputet në krye të Superligës

Prishtina regjistroi një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Gjilanit, duke triumfuar 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Superligës së Kosovës.

Të lidhura

None found

Ekipi kryeqytetas e zhbllokoi takimin në minutën e 29-të, kur Arjanit Fazlija e dërgoi topin në rrjetë për epërsinë 1-0.

Gjilani nuk vonoi të përgjigjej dhe pas vetëm pesë minutash Lorik Boshnjaku vendosi baraspeshën. Me rezultatin 1-1 u mbyll edhe pjesa e parë.

Pas pushimit, Prishtina e riktheu avantazhin falë Anio Poçit, i cili shënoi në minutën e 66-të për 2-1.

“Bardhekaltrit” luajtën minutat e fundit në inferioritet numerik, pasi Djordje Saletic u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 85-të.

Pavarësisht disavantazhit, Prishtina e mbrojti rezultatin deri në vërshëllimën e fundit dhe u largua nga Gjilani me tri pikë.

Me këtë sukses, kryeqytetasit shkuan në kuotën e 18 pikëve dhe kryesojnë tabelën me pesë pikë më shumë se Malisheva e vendit të dytë. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Orges Shehi ka zhvilluar një ndeshje më pak.


Shtuar 18.09.2026 21:01

sultanbeyli escortparla iptvgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahiscasibomjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelsekabetcasibom girişjojobetzbahiscasibomJojobet GirişsekabetJojobetJojobetJojobetJojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbet