Traileri i fundit i sezonit të tetë të serialit “The Kardashians” tregon Kim Kardashian të shtrirë në një krevat spitali.
Të lidhura
None found
Ylli televiziv ka treguar se është diagnostikuar me ezofagit, një inflamacion ose irritim të shtresës së brendshme të ezofagut.
“Kam diçka që quhet ezofagit”, dëgjohet t’u thotë Kim pjesëtarëve të ekipit të saj të grimit, përpara se të shfaqet e lodhur në spital, ndërsa personeli mjekësor kujdeset për të.
Gjendja e saj shëndetësore ka sjellë ndërmend sëmundjen që i mori jetën babait të saj, Robert Kardashian.
Një mike e Kim-it e pyet nëse bëhet fjalë për të njëjtën sëmundje nga e cila ndërroi jetë Roberti, avokati 59-vjeçar i njohur për mbrojtjen e O.J. Simpson në procesin e tij për vrasje. Robert Kardashian vdiq nga kanceri i ezofagut në vitin 2003.
“Nuk mundem… vetëm kjo më bën të qaj”, shprehet në video Kris Jenner, nëna e Kim-it, e cila ishte e martuar me Robertin për 13 vjet. Çifti pati katër fëmijë: Kim, Kourtney, Khloe dhe Robert Jr., ndërsa divorci i tyre u finalizua në vitin 1991.
Robert Kardashian vdiq katër vite përpara se familja e tij të bëhej e njohur në të gjithë botën përmes reality-show-t të E!, “Keeping Up With The Kardashians”.
