Foto/ 35-vjeçarja e arrestuar për vjedhje bëhet virale, ngjashmëria me yllin e popit habit rrjetin

Një foto arrestimi e publikuar në Minesota ka pushtuar internetin, pasi gruaja në të ngjan shumë me një yll të njohur botëror.

Të lidhura

None found

Cyrena Anne Quast, 35 vjeçe, u vu në pranga nën akuzën e vjedhjes. Ajo dyshohet se më 30 gusht mori nga një dyqan në Monticello dy paketime dyshe baterish për vegla elektrike, me vlerë të përgjithshme prej 578 dollarësh.

Sipas “Daily Mail”, në qendër të vëmendjes nuk përfundoi vetë vjedhja e dyshuar, por fotografitë e Quast pas arrestimit, të cilat kanë shkaktuar jehonë në media.

Pamjet e realizuara nga Zyra e Sherifit të Qarkut Wright kanë tërhequr vëmendjen për shkak të ngjashmërisë së 35-vjeçares me aktoren dhe këngëtaren e famshme Jennifer Lopez.

Në rrjet nuk kanë munguar shakatë nga përdoruesit, shumë prej të cilëve thonë se e panë fotografinë dy herë, pasi fillimisht menduan se ishte arrestuar Lopez.

“Me siguri menduat se ishte JLo”, shkroi një komentues.

Një tjetër shtoi: “Nëse do të ishte Jennifer Lopez, ajo duhej të ishte akuzuar për vjedhje të vokaleve”.

Megjithatë, ndryshe nga komentet argëtuese për ngjashmërinë e saj me Lopez-in, dosja kriminale e Quast paraqet një tablo më serioze.

Dokumentet e shqyrtuara nga “Daily Mail” tregojnë se ajo është arrestuar dhjetëra herë për akuza të ndryshme, përfshirë posedimin e drogës, drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, vjedhjen dhe dhënien e një emri të rremë. Mes akuzave të tjera renditen shmangia e policisë, drejtimi i automjetit pa leje të vlefshme dhe hyrja e paligjshme në pronë. Quast u la e lirë një ditë pas arrestimit për kundërvajtje të rëndë.


Shtuar 17.09.2026 14:44

sultanbeyli escortparla iptvBetparkPusulabetPusulabetCratosroyalbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisbetsmoonjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkgooglebahsegelstarzbetsekabetcasibomjojobetzbahis