Como regjistroi një tjetër fitore në Serie A, këtë herë në shtëpi ndaj Parmës, në përballjen e javës së katërt. Ndeshja e luajtur në “Stadio Giuseppe Sinigaglia” u mbyll 2-1 për ekipin vendas.
Ramon zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të, ndërsa Kaiki dyfishoi avantazhin e Comos në minutën e 83-të. Parma reagoi në kohën shtesë, me Romeron që shënoi në minutën e 92-të, por goli i tij mbeti thjesht statistik dhe nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar.
Të lidhura
None found
Pas kësaj fitoreje, Como arrin në kuotën e 10 pikëve dhe renditet përkohësisht i dyti. Parma, me vetëm 1 pikë të grumbulluar, vijon të qëndrojë në vendin e 18-të.
GOLAT:
Ramon shënon për Como, 1-0 ndaj Parmës
Kaiki dyfishon avantazhin, Como 2-0 Parma
Romero ngushton diferencën, Como 2-1 Parma
