Kurti zhvillon takim me ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me shefin e sapoemëruar të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Dirk Schuebel.

Të lidhura

None found

Gjatë takimit, Kurti e uroi ambasadorin për detyrën e re dhe i dëshiroi mirëseardhje në Kosovë, duke shprehur gatishmërinë për vendosjen e një bashkëpunimi të afërt. Në të njëjtën kohë, ambasadori Schuebel e uroi kryeministrin për ri-zgjedhjen në këtë post dhe për formimin e Qeverisë së re.

Kurti deklaroi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj synimit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, përmes një procesi që bazohet në merita. Ai vuri në dukje se vendi është plotësisht i linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, ndërsa ndan me të edhe vizionin dhe vlerat e përbashkëta.

Sipas kryeministrit, Kosova ka bërë përparim të vazhdueshëm në konsolidimin e demokracisë, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, forcimin e sundimit të ligjit etj.

Një pjesë e diskutimit iu kushtua edhe domosdoshmërisë së stabilitetit institucional për zbatimin e Agjendës së Reformave që lidhet me anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kurti theksoi se këto reforma janë kryesisht të karakterit ligjor dhe kërkojnë një Kuvend funksional.

Gjatë bisedës, kryeministri foli gjithashtu për zhvillimin ekonomik, rritjen e investimeve dhe programet qeveritare që synojnë përmirësimin e mirëqenies, zhvillimin dhe rritjen e punësimit.


Shtuar 14.09.2026 17:09

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonus