Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, ka humbur një nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës së saj, babain Mukadem Ismajli.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar një fotografi nga fëmijëria e saj krah të atit. Foton Genta e ka shoqëruar edhe një dedikim prekës, duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e tij.
Të lidhura
None found
“Babi im, drita e syve të mi, sot bashkë me ty iku edhe një pjesë e shpirtit tim. Faleminderit për çdo përqafim, çdo këshillë dhe për dashurinë e madhe që vetëm ti dritë të më japësh. Do të kërkoj në çdo sekondë të jetës sime, në çdo hap dhe në çdo sukses timin, sepse ti do të jesh përgjithmonë engjëlli im mbrojtës. Pusho në paq BAB. Të dua dhe do të dua gjithmonë!” shkruan ajo.
Humbja e të atit duket se ka lënë një dhimbje të madhe dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm për Gentën dhe familjen e saj, ndërsa fjalët e këngëtares ka prekur edhe ndjekësit e saj në rrjet, të cilët i shprehin ngushëllimet e tyre.

