Kontrolle të shtuara në dyqanet e tekstilit për çmimet, promocionet dhe mbrojtjen e konsumatorëve

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka shtuar kontrollet në subjektet që tregtojnë veshje, në përputhje me planin e tij të punës. Verifikimet synojnë zbatimin e kërkesave ligjore për tregtinë, produktet dhe të drejtat e konsumatorëve.

Të lidhura

None found

Gjatë aksionit po shqyrtohen dokumentet e bizneseve, faturat, origjina e produkteve, çmimet dhe etiketat e veshjeve. Inspektorët po kontrollojnë gjithashtu deklarimin e mallrave, ofertat promocionale, uljet, si dhe rregullat që lidhen me shitjen dhe kthimin e produkteve.

IQMT njofton se kontrollet janë intensifikuar veçanërisht gjatë muajit shtator, kur qytetarët blejnë më shumë veshje për sezonin e vjeshtës dhe bizneset e tekstilit zhvillojnë fushata promocionale.

“Duke marrë parasysh se gjatë muajit shtator qytetarët shfaqin interesim të shtuar për blerjen e veshjeve për sezonin e vjeshtës, ndërsa shumica e bizneseve të tekstilit zhvillojnë aksione promocionale, IQMT e konsideron të domosdoshëm intensifikimin e inspektimeve gjatë sezoneve të veçanta të vitit, me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së konsumatorëve nga praktikat e padrejta dhe abuzimet e mundshme”, thuhet në komunikatë.

Një pjesë e rëndësishme e verifikimeve lidhet me mënyrën e paraqitjes së çmimeve. Inspektorët po shohin nëse vlera e produktit është e afishuar qartë dhe nëse shuma e paguar në arkë përkon me çmimin e vendosur në ekspozim apo me atë të publikuar në kuadër të promocioneve.

Kontrollet për dokumentacionin e biznesit, faturat, deklaracionet dhe çmimet do të shtrihen edhe te subjektet që shesin produkte tekstili përmes internetit, bëri të ditur IQMT.

Ndërkohë, Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit pranon çdo ditë ankesa nga qytetarët për raste kur çmimi i shfaqur në produkt nuk përputhet me shumën e regjistruar në arkë. Çdo shkelje ose parregullsi e evidentuar gjatë inspektimeve do të procedohet në bazë të masave ndëshkuese të parashikuara nga Ligji për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.


Shtuar 14.09.2026 15:50

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonus