Ia kaloi Facebook-ut, ky ishte aplikacioni më i shkarkuar në vitin 2020

Platforma që po bën namin kudo nëpër botë, TikTok u bë aplikacioni më i shkarkuar për vitin 2020 pasi i rrëmbeu vendin e parë “Facebook”-ut, sipas kompanisë dixhitale të analitikës App Annie.

Platforma kineze e shpërndarjes së videove është aplikacioni i vetëm që nuk është në pronësi të Facebook.

Në vendin e tij, pronari i TikTok ByteDance gjithashtu mban vendin e parë me aplikacionin e videove në gjuhën kineze Douyin.
Aplikacionet në pronësi të Facebook kanë mbajtur vendin e parë që nga fillimi i sondazhit në vitin 2018.

Këtij aplikacioni iu shtua dhe më shumë popullariteti edhe pasi ish-Presidenti amerikan, Donald Trump u përpoq ta ndalonte atë në Amerikë.

Administrata Trump pretendoi se Tik-Tok përbënte një rrezik për sigurinë kombëtare pasi qeveria kineze kishte qasje në të dhënat e përdoruesit të saj. Kompania në mënyrë të përsëritur mohoi akuzat.

Kështu, ai donte të bllokonte edhe Microsoft-in të firmoste marrëveshjen për ta blerë këtë aplikacion nga prodhuesit kinezë asokohe.

“E kam këtë autoritet”- tha presidenti i Shteteve të Bashkuara gjatë fjalimit të tij për ndalimin e aplikacionit.

Kujtojmë se në vetëm 3 muajt e parë të 2020-ës, ky aplikacion është shkarkuar plot 315 milion herë dhe ka rezulutar më i suksesshëm se çdo aplikacion tjetër më parë.


Shtuar 11.08.2021 10:27

Tags: ,