Nikolloski njofton ndërtimin e dy linjave të reja hekurudhore në Shkup

Ndërtimi i një linje të shpejtë hekurudhore që do të lidhë drejtpërdrejt Stacionin e Ri Hekurudhor me Aeroportin Ndërkombëtar në Petrovec pritet të nisë pranverën e ardhshme në Shkup.

Të lidhura

None found

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ka bërë të ditur se udhëtimi nga qendra e qytetit deri në terminalin e aeroportit do të zgjasë vetëm 8 deri në 11 minuta.

Kjo nismë është pjesë e planit për modernizimin e hekurudhave dhe ndryshimin e mënyrës së transportit publik në kryeqytet.

Autoritetet po planifikojnë zgjerimin e rrjetit pas vënies në funksion të linjës së parë të trenit urban. Në afërsi të lagjes “11 Oktomvri Baraka”, në Komunën e Kisella Vodës, pritet të ndërtohet një pikë e re hekurudhore. Gjithashtu, parashikohet krijimi i pikave për biçikleta dhe përshtatja e orareve me linjat e transportit publik të JSP-së.

Plani përfshin edhe ndërtimin e dy linjave të tjera hekurudhore.

Linja e dytë do të përshkojë itinerarin Stacioni i Ri – Autokomandë – Maxhari – Çento – Ilinden – Agino Sellë.

Linja e tretë do të lidhë Volkovo – Gjorçe Petrov – Shkup Veri – Butel – Stacioni i Ri.

Nikolloski deklaroi se qytetarët e kanë pritur pozitivisht trenin urban që në ditët e para. Sipas tij, përdorimi i trenave elektrikë do të reduktojë ndjeshëm kohën e udhëtimit nga zonat periferike drejt qendrës së qytetit.

Paralelisht, Ministria e Transportit po ndërmerr hapa për rinovimin e flotës hekurudhore.

Nëpërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), po sigurohen pesë lokomotiva të reja elektrike, të cilat do të përdoren për elektrifikimin e transportit të mallrave.

Ndërsa, në bashkëpunim me Bankën Botërore, po përmbyllet procedura për blerjen e 4 deri në 6 trenave të rinj modernë për udhëtarë. Trenat do të jenë në përputhje me standardet evropiane dhe do të kenë hapësira të posaçme për biçikleta dhe kafshë shtëpiake.


En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş