“Nuk jam bullizuar asnjëherë”, Rama rrëfen dy rastet kur është dhunuar: Më lanë të mendonin se kisha vdekur

Gjatë një interviste me gazetaren Rudina Xhunga në podcastin “Flasim” të Kryeministrit, Edi Rama foli për fëmijërinë e tij dhe aludimet se mund të ketë qenë viktimë e bullizmit.

Kryeministri e mohoi një gjë të tillë, duke deklaruar se, pavarësisht karakterit rebel, nuk është bullizuar kurrë. Ai rrëfeu se në jetën e tij është dhunuar vetëm në dy raste.

Të lidhura

None found

Ngjarja e parë ndodhi në dyshen e Pallatit të Sportit “Partizani”, pas një ndeshjeje me “Apolloninë”. Sipas Ramës, takimi kishte qenë i tensionuar dhe ai, si lojtar që herë pas here provokonte, u përfshi në përplasje verbale me kundërshtarët. Pas ndeshjes, disa persona e rrethuan papritur, e goditën dhe e rrëzuan në dysheme.

Rasti i dytë ishte ai i janarit të vitit 1997, kur Rama tha se i ishte ngritur një pritë në rrugën që të çonte te hyrja e shtëpisë. Ai tregoi se sulmuesit e kishin lënë në një gjendje të tillë, sa mjekët në Shqipëri dhe në Francë kishin menduar se mund të mos kishte mbijetuar.

Rama shtoi se, sipas mjekëve, e kishte ndihmuar edhe gjatësia, pasi goditjet janë më pak efektive kur agresori ndodhet më poshtë, ndërsa përmendi gjithashtu sportin dhe fizikun e tij si faktorë që mund të kenë ndikuar.

Duke iu përgjigjur deklaratave të Sali Berishës se në momentin e dhunimit në vitin ’97 kishte qenë me një burrë, kryeministri i cilësoi ato si pretendime të përsëritura nga “një gojë e shthurur”. Rama deklaroi se nuk bëhej fjalë për krim pasioni dhe mohoi të ketë qenë me një burrë.

Ai sqaroi se në atë kohë ndodhej në banesë me një vajzë me të cilën bashkëjetonte dhe me një mik nga Shkodra, i cili jetonte në apartamentin e tyre.

Sa u përket personave që e kishin sulmuar, Rama tha se njërin prej tyre e njihte plotësisht dhe se ai ishte penduar, por tashmë kishte ndërruar jetë. Për tjetrin u shpreh se nuk e kishte pranuar ngjarjen dhe se nuk e kishte pyetur drejtpërdrejt, megjithatë kishte treguar pendesë në një mënyrë tjetër, përmes sjelljes miqësore.


Shtuar 11.09.2026 18:39

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Giriş