Rama e emëroi ministër të Brendshëm, Ervin Demo: Do çoj përpara objektivat qeveritare!

Ervin Demo është pasuesi i Besfort Lamallarit në krye të Ministrisë së Brendshme, pas largimit të këtij të fundit me vendim të kryeministrit Edi Rama.

Për herë ta parë nga publikimi i lajmit për emërimin e tij në krye të një prej dikastereve më të rëndësishme në vend, Ervin Demo, u zotua se do të vijojë të ketë në fokus të detyrës dhe veprimtarisë së tij objektivat qeveritare.

Të lidhura

None found

“Kryeministër së pari shumë faleminderit për besimin. Është përgjegjësi shumë e madhe. Jam i bindur që do të çoj përpara prioritetet e qeverisë. Patjetër ato që ka nisur Besforti dhe ka bërë një punë shumë të mirë, patjetër unë do të vazhdoj tyre bashkëpunoj me Besfortin edhe në kapacitetin e vet këtu në Kryeministri. Jam i bindur që punët jo thjeshtë të Ministrisë së Brendshme po ajo që ka të bëjë më shumë me marrëdhënien që kemi me komunitetet në tërësi edhe në kuadër të Besës, besoj që Ministria e Brendshme ka një rol shumë të rëndësishëm dhe do jemi tërësisht të fokusra për ta çuar përpara”,– tha Demo.

Nga ana tjetër, pas largimit nga pozicioni i ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari u shpreh falënderues ndaj kreut të Qeverisë për mundësitë e dhëna në karrierën politike dhe institucionale, si dhe deklaroi se do të vazhdojë të kryejë me të njëjtin përkushtim shërbimin publik edhe në rolin që është projektuar për të në Kryeministri.

“Faleminderit për besimin e dhënën në këto 10 vjet. Ndjej që jam rritur jo vetëm profesionalisht, por edhe si njeri për të kuptuar më mirë njerëzit kur shprehin shqetësimet dhe sidomos pjesa e kthimit në shtëpinë time sepse këtu nisi i gjithë rrugëtimi dhe iu bashkangjita skuadrës tuaj.

Përveçse privilegj i madh ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme që realisht ju falënderoj shumë dhe jam munduar në maksimumin tim mos t’ju zhgënjej kurrë. Dhe absolutisht është kënaqësi dhe nder të vazhdoj rrugëtimin dhe të jem në krahun tuaj për të gjithë punët e mira që presin Shqipërinë dhe shqiptarët”,- tha Lamallari.


Shtuar 11.09.2026 11:37

sultanbeyli escortiptvonwincratosroyalbetjojobetromabetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisroyalbetgrandpashabetgrandpashabetcasibomsahabetligobetcasinofastonwinjojobetroketbet girişslot siteleriHoliganbetJojobetroketbetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Giriş