Forca e Sigurisë së Kosovës ka vendosur sot flamujt në gjysmështizë në të gjitha kazermat e saj, në kujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të lidhura
None found
Ky veprim simbolik shpreh nderimin për të pafajshmit që humbën jetën në atë tragjedi, si dhe solidaritetin me popullin amerikan, familjet e viktimave dhe të gjithë ata që u përballën me pasojat e sulmeve.
Populli i Kosovës dhe FSK-ja vijojnë të qëndrojnë pranë popullit amerikan, miqve dhe partnerëve strategjikë, duke ndarë dhimbjen në momente të vështira dhe gëzimin në ditët e mira.
Ndjenja e miqësisë dhe solidaritetit mes nesh mbetet e fortë dhe e pandryshuar.
