Finalja e Botërorit 2030 mund të luhet në stadiumin mbi 10 miliardë euro me 115,000 vende

Presidenti i Federatës Mbretërore Marokene të Futbollit, Fouzi Lekjaa, deklaroi sot (e enjte) se finalja e Kupës së Botës 2030 do të zhvillohet pranë Kazablankës.

Vendndodhja e ndeshjes finale nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga FIFA, ndërsa Maroku dhe Spanja po rivalizojnë për organizimin e përballjes më të rëndësishme të futbollit. Pavarësisht kësaj, Lekjaa këmbënguli se finalja do të luhet në vendin e tij.

Të lidhura

None found

“Provinca e Benslimane do të ketë nderin të presë finalet e Kupës së Botës 2030. Kushdo që dëshiron të jetë në qeverinë e ardhshme nuk ka zgjidhje tjetër përveçse ta zhvillojë provincën”, deklaroi Fouzi Lekjaa të enjten, gjatë një tubimi të një partie politike në qytetin maroken të Bouzniki.

Benslimane ndodhet 60 km larg Kazablankës dhe aty po ndërtohet stadiumi Hassan II Grand, një projekt me vlerë 12 miliardë dollarë (10.3 miliardë euro). Inaugurimi i tij parashikohet të bëhet në dhjetor 2027.

Arena po ndërtohet posaçërisht për Kupën e Botës 2030 dhe është projektuar të mirëpresë 115,000 spektatorë. Pas përfundimit, ajo do të jetë stadiumi më i madh në botë i destinuar vetëm për futboll.

Raportimet se presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i kishte premtuar Marokut organizimin e finales u cilësuan në gusht nga institucioni drejtues i futbollit botëror si “të pasakta dhe mashtruese”.

Botërori i ardhshëm do të shënojë një format të paprecedentë, pasi për herë të parë ndeshjet do të zhvillohen në gjashtë shtete, të shpërndara në tri kontinente. Tri takimet hapëse do të luhen në Argjentinë, Paraguai dhe Uruguai, ndërsa shumica e turneut do të organizohet nga Maroku, Portugalia dhe Spanja.

FIFA nuk e ka përfunduar ende përzgjedhjen e të gjitha qyteteve pritëse. Ndërkohë, si Maroku, ashtu edhe Spanja, synojnë të fitojnë të drejtën për organizimin e finales.


Shtuar 10.09.2026 15:07

sultanbeyli escortiptvCratosroyalbetonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetHoliganbetPusulabetCratosroyalbetSuperbetinJojobetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetJojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahis