Gruda: Shkeljet në Kuvend do të shqyrtohen pas 16 shtatorit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, e ka cilësuar situatën e krijuar në Kuvend si të papajtueshme me Kushtetutën. Ai deklaroi se këto çështje do të adresohen pas 16 shtatorit, përmes veprimeve politike dhe mekanizmave institucionalë.

Të lidhura

None found

Gjatë seancës, PDK-ja propozoi Vlora Çitakun për postin e nënkryetares së Kuvendit. Gruda tha se partia e tij ka marrë pjesë në procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, pavarësisht kundërshtimeve për zhvillimet e muajve të fundit.

“Në emër të PDK-së, për nënkryetare të Kuvendit propozojmë Vlora Çitakun. Ne kemi ardhur për ta konstituar Kuvendin e Kosovës, por nuk mund të heshtim për atë që ka ndodhur që nga 6 shkurti, pasi kjo situatë është krejtësisht jokushtetuese. Kosova ndodhet përpara një vendimi historik në Hagë, më 16 shtator, për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët. Për shkak të rëndësisë së kësaj date, nuk kemi dashur që konfliktet politike apo dilemat kushtetuese të mbivendosen me të dhe për këtë arsye jemi paraqitur sot këtu. Megjithatë, ajo që ka ndodhur gjatë këtyre muajve nuk mund të lihet pas dore. Të gjitha shkeljet e Kushtetutës dhe të rregullores do t’i trajtojmë politikisht dhe përmes rrugëve të tjera institucionale pas 16 shtatorit. Nuk besoj se duhet ta pranojmë si normalitet rikthimin në sallë të pushtetit të partisë që ka fituar zgjedhjet, pa dhënë llogari për shkeljet kushtetuese”, u shpreh Gruda.


sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiskavbetjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobet