Zjarret në vendin tonë, 13 vatra janë aktive, ja ku paraqitet situata më problematike

Ministria e Mbrojtjes, ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 43 vatra zjarri, nga të cilat 22 janë shuar, 8 janë vënë nën mbikëqyrje dhe 13 vijojnë të jenë aktive.

Situata mbetet më problematike në disa qarqe. Në Tiranë, zjarri në Malin e Dajtit vijon aktiv në pyll dhe shkurre, por pa rrezik për zonat e banuara.

Të lidhura

None found

Në Dibër raportohen vatra aktive në Vajkal të Bulqizës, Lundre–Madhesh në Mat, Qafën e Helmes dhe Cerrujë–Mali i Allushit në Klos.

Ndërsa në Lezhë, vijon zjarri në Gallatë të Kurbinit dhe operacioni në zonën Kalivaç–Zimaj–Kashnjet.

Në Shkodër, aktive mbeten vatrat në Mnelë të Vogël, Bardhaj–Myselim dhe Malin e Tërbunit. Në Mnelë të Vogël janë raportuar dy banesa në rrezik, të cilat po mbrohen nga forcat zjarrfikëse.

Vatra aktive raportohen edhe në Gurëshpatë të Librazhdit, Qesarat–Mali i Malinës në Finiq dhe Çërrilë të Mallakastrës.


Shtuar 9.09.2026 10:24

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiskavbetjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis giriş