Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me thirrjen e seancës për konstituimin e Kuvendit.
Të lidhura
None found
Sipas Ramadanit, gjatë ditës së sotme do të bëhet e qartë nëse do të krijohet një rast i ri për Gjykatën Kushtetuese apo nëse gjithçka është vetëm vazhdim i lojës së Vetëvendosjes me shtetin.
“Aleanca mbetet parimore, Kushtetuta mbi kalkulimet partiake”, deklaroi ai.
Ndërkohë, nga Aleanca kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme, e cila është thirrur pas një muaji.
