Haaland ngjitet në vendin e shtatë të golashënuesve historikë të Ligës së Kampionëve

Erling Haaland ka kaluar Thomas Mullerin dhe është renditur i shtati në klasifikimin e golashënuesve më të mirë në historinë e Ligës së Kampionëve.

Manchester City e nisi fazën e ligës me një fitore 2-0 në transfertën ndaj Portos, ku sulmuesi norvegjez realizoi të dy golat e takimit.

Të lidhura

None found

Me këto dy rrjeta, Haaland arriti në kuotën e 59 golave në po aq paraqitje në kompeticionin kryesor evropian për klube.

Kjo shifër i mundësoi atij të parakalojë ish-yllin e Bayern Munichut, Thomas Muller, i cili e ka mbyllur karrierën në Ligën e Kampionëve me 57 gola në 163 ndeshje.

Në renditjen e përgjithshme, para Haalandit ndodhen Raul dhe Kylian Mbappe me nga 71 gola, Karim Benzema me 90, Robert Lewandowski me 109, Lionel Messi me 129 dhe Cristiano Ronaldo, kryesuesi i listës, me 140 gola.

Duke u bazuar në ritmin e tij të jashtëzakonshëm dhe statistikat e deritanishme, Haaland mund ta kërcënojë seriozisht rekordin e Ronaldos në vitet e ardhshme.


sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiskavbetjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabetcasibomcasibom giriş