Në Velsen-Zuid të Holandës, portieri i Telstar, Ronald Koeman Jr, i cili është djali i trajnerit Ronald Koeman, shënoi dy penallti dhe ndihmoi ekipin e tij prej 10 lojtarësh të rikuperonte rezultatin nga 0-2 në 2-2, në një ndeshjen e kampionatit holandez, Eredivisie, kundër Cambuur.
Telstar mbeti me 10 lojtarë në minutën e 22-të, pasi një nga lojtarët e tyre u përjashtua me të kuq. Në fillim të pjesës së dytë, Cambuur mori epërsinë me Rafiq El Arguioui, i cili shënoi në minutën e 53-të për 0-1, dhe Nicolas Binder dyfishoi avantazhin e ekipit të tij shtatë minuta më vonë.
Të lidhura
None found
Në minutën e 63-të, gjyqtari akordoi një penallti pas një faulli ndaj Patrick Brouwer dhe këtu Koeman Jr e shndërroi në gol goditjen e penalltisë dhe e ngushtoi rezultatin në 1-2.
Në minutën e 11-të shtesë, Telstar mori edhe një tjetër penallti. Portieri e gjuajti përsëri penalltinë dhe barazoi rezultatin në 2-2, duke i siguruar ekipit të tij një barazim shumë të vlefshëm në këtë fillim sezoni.
Këto dy gola do të thonë rekord i shkruar, pasi 31-vjeçari Koeman Jr u bë portieri i parë që shënoi dy herë në një ndeshje të vetme të Eredivisie.
Ndryshe, në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar, ai shënoi edhe një penallti duke ndihmuar Telstar të shmangte barazhin për të ruajtur vendin e tyre në ligë.
