Françeska Murati rrëfen ndarjen nga babai i djalit dhe sqaron foton me “burrin misterioz

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP 3, Françeska Murati, ka folur publikisht për herë të parë rreth ndarjes nga ish-partneri i saj, me të cilin ka edhe një djalë.

E ftuar në një intervistë ekskluzive në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ajo bëri të ditur se marrëdhënia e tyre ka përfunduar prej një kohe të gjatë. Megjithatë, sipas saj, mes të dyve vijon të ketë respekt dhe një lidhje të fortë njerëzore.

Të lidhura

None found

Françeska shpjegoi se, ndonëse nuk janë më çift, ata vazhdojnë të duhen si miq dhe e konsiderojnë njëri-tjetrin miq të ngushtë, pasi njihen që kur ishin 15 vjeç.

“Kam dashur shumë të flas, por pastaj jam mes asaj jetës private dhe publike. Dashamirësit e mi interesohen për mua. Jeta ime ka qenë shumë e ekspozuar kur isha në Big Brother. Kur bëhet fjalë për njerëz që nuk janë personazhe publike, më vjen keq t’i përfshij në një botë që nuk janë pjesë. Ne kemi një dashuri shumë të madhe bashkë për fëmijën tonë. E duam shumë djalin”, tha ajo.

Ajo theksoi se ndarja nuk ka ardhur si pasojë e pjesëmarrjes së saj në reality show, duke i cilësuar të pavërteta aludimet se fama i ndryshoi mendjen dhe se ajo shkatërroi familjen.

“Për të thënë një herë e mirë, ne jemi ndarë, kemi një kohë të gjatë që jemi ndarë. Ne e duam shumë njëri-tjetrin, duhemi si shokë, sepse jemi njohur që 15 vjeç. Vjen një pikë që duheni si shokë, duhemi shumë si njerëz. Më vjen keq që njerëzit thonë që hyra në BB, m’u rrit mendja dhe shkatërrova familjen. Këto janë trillime. Unë takohem me të çdo ditë. Edhe me familjet kemi marrëdhënie të mira, ata e dinë që ne kemi respekt për njëri-tjetrin. Ne kemi folur edhe shumë gjëra bashkë. Ai është njeri fantastik. Ne jemi ‘best friends’ sepse jemi rritur bashkë”, u shpreh Murati.

Gjatë intervistës, ish-banorja e Big Brother VIP 3 foli edhe për zërat se në jetën e saj kishte hyrë një partner i ri. Ajo sqaroi se fotografia e realizuar në plazh, në të cilën në reflektimin e syzeve të saj dukej një djalë, nuk tregonte të vërtetën.

Sipas Françeskës, imazhi ishte manipuluar me Photoshop dhe gjatë pushimeve ajo ndodhej në shoqërinë e një mikeje, jo të një mashkulli.

“Të flasim realitetin, ajo video është bërë me Photoshop. Më vjen shumë për të qeshur sepse shumë herë fotot e mia janë bërë me AI, janë transformuar. E kanë marrë foton dhe kanë futur diçka tjetër aty. Isha me një shoqe. Më vjen shumë për të qeshur, por tani çdo mashtrim nuk mund t’i jap sqarim për të gjitha. Do konsumohem. E dyta, nuk të del koha, sepse çdo ditë dalin lajme të reja. Them: nga dalin këto trillime? As nuk dua t’i përmend, të lodhin kur i mendon. Nuk mund të harxhosh jetën të përballesh me mashtrime. Unë jam njeri privat, jo sekret”, deklaroi ajo.


Shtuar 7.09.2026 20:40

sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisextrabetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobetBahsegel