Pas takimit të Grupit Parlamentar, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, u prononcua para përfaqësuesve të mediave.
Të lidhura
None found
Ai konfirmoi se forca e tij politike do të jetë prezent në seancën konstituive të legjislaturës së re të Kuvendit.
Duke iu përgjigjur pyetjeve rreth kandidatit për pozitën e nënkryetarit, Hamza zbuloi se emri i propozuar është Vlora Çitaku.
“Propozimi ynë është dorëzuar brenda afatit të caktuar dhe kemi zgjedhur zonjën Vlora Çitaku”, deklaroi ai.
