Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e shkallës së parë për Jaeld Çelën. Në këtë formë është refuzuar kërkesa e tij për të pasur një masë më të butë.
Aktualisht Jaeld Cela mbahet në paraburgimin e 302 në Tiranë, pasi ka zgjedhur që të mos marrë pjesë në seanca, duke u mbrojtur nga avokati i tij, Petrit Ismaili.
Jaeld Çela, i shpallur fajtor dhe i dënuar me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre, kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, me pretendimin se ka probleme shëndetësore, të cilat duhet të trajtohen në mënyrë të specializuar.
Në datën 28 shtator pritet që çështja dhe rekursi i të gjitha palëve do të shqyrtohen në Gjykatën e Lartë, bashkë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.