DETAJE/ “Sa hashash do? Armë kemi plot”, zbardhen përgjimet e 7 të arrestuarve si trafikantë droge

Detaje të reja janë nxjerrë në dritë nga dosja hetimore që çoi në arrestimin e 7 personave që tentuan të trafikonin një sasi droge, nga ku u zbulua edhe shitja e armëve.

Ngjarja e ndodhur vetëm tre ditë më parë në aksin Vorë Fushë-Krujë, ku mbetën të arrestuar 7 persona.

Bëhet me dije se një ndër shtatë të arrestuarit, Korab Cala, thuhet se është dhe drejtuesi i grupit, ka kryer aktivitet kriminal kryesisht në gjetjen, grumbullimin dhe me pas shitjen e armëve dhe lëndës narkotike me qëllim përfitimi.

Gjithashtu thuhet se ky shtetas aktualisht zotëron edhe armë të ndryshme si pistoleta me mulli dhe automatik model 56.

Në këtë dosje gjithashtu bëhet me dije se gjatë përgjimeve, Cala ka tentuar që të shesë një armë zjarri të llojit pistoletë me mulli në vlerën e 1200 eurove, një armë zjarri automatike në vlerën e 800 eurove dhe 1 kg hashash në vlerën e 1600 eurove.

“Sa do, do 100, 200, 500 kg hashash. Po edhe armë kemi plotë, mund të siguroj 10 pistoleta Glok dhe 10 kallash por pasi të kemi mbaruar punë me hashashin”, thuhet në një prej bisedave të zbardhura në dosjen hetimore.

Kujtojmë se ditën e sotme Gjykata e Durrësi ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burgë” për 7 të arrestuarit; Korab Cala, Anton Gjini, Onfred Dedja, Gerald Stema, Klejvis Metalla, Gernard Lala si dhe Alfred Sefa./albeu.com/

 

 


Shtuar 9.08.2021 13:24