Masakra në Mal të Zi, mes 10 viktimave dhe 1 fëmijë, momenti kur ambulancat mbërrijnë në vendngjarje (VIDEO)

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme në Malin e Zi. Një 34-vjeçar ka qëlluar për vdekje 10 persona në Cetinje mes tyre edhe një fëmijë, pas një sherri familjar.

I vdekur ka mbetur edhe autori, pasi hapi zjarr ndaj disa personave, mes tyre edhe policë.i cili u qëllua në kokë nga policia, pas krimit makbër.

Sipas informacioneve jo zyrtare, sulmuesi qëlloi disa persona në vendbanimin Medovina pas një debati në shtëpinë e familjes.

Mes të plagosurve është edhe një polic. Sipas informacioneve të marra nga Pobjeda, sulmuesi nuk ka të kaluar kriminale.

Në videon më poshtë, shihet se kanë mbërritur në spital trupat e pajetë dhe ata të plagosur.

Policia ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për këtë ngjarje të rëndë që ka tronditur vendin fqinj./albeu.com