Ylli i Liverpoolit dhe e dashura e tij tregojnë se si të mposhtet vetëizolimi (VIDEO)

Në këtë kohë të vështirë të gjithë po mendojnë se si të kalojnë më shpejt këto momente ku shumica e njerëzve po qëndrojnë në vetë izolim.

Ylli i Liverpoolit Alex Oxlade-Chamberlain dhe e dashura e tij Pierre Eward kanë publikuar pamje nga shtëpia ku po qëndrojnë të mbyllur.

Ata janë parë duke vallëzuar me një sfidë nga rrjeti social “Tik-Tok”.

Ata vallëzuan në mënyrë të përkryer derisa ngjiteshin në shkallet e shtëpisë ku janë duke qëndruar.


Shtuar 15.03.2020 17:45