U dëmtua ndaj Juventus, ylli i Romës humbet Euro 2020 (VIDEO)

Një lajm tronditës është duke qarkulluar në mediat italiane. Bëhet fjalë për yllin e Italisë dhe Romës, Nikolo Zaniolo.

20-vjeçari pësoi një dëmtim të rëndë në gju në minutën e 34-t, pas një përplasje me De Ligt, teksa u largua nga fusha me barelë, duke u transportuar menjëherë në spital.

Mediat italiane bëjnë me dije se talenti italian e ka mbyllur sezonin dhe do të mungojë gjatë, duke humbur kështu edhe Europianin. Një lajm tronditës ky edhe për Italinë e trajnerit Mançini, pasi Zaniolo, ishte projektuar nga tekniku si titullar.

Shanset janë minimale që 20-vjeçari të rikuperohet në kohë rekord. Nga raportimet e para thuhet se ai do të qëndrojë jashtë për të paktën 6 muaj.


Shtuar 12.01.2020 22:31