Tirana triumfon ndaj Flamurtarit, bardheblutë nisin marshimin drejt titullit (VIDEO)

Tirana ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Flamurtarit në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të në Kategorinë Superiore.

Bardheblutë shënuan nga një gol për çdo pjesë të lojës. Në minutën e 34’ kryeqytetasit zhbllokuan sfidën falë një autogoli të realizuar nga Vrapi që devijon topin në portën e tij.

Ndërsa fitorja për bardheblutë u vulos në minutën e 86-të. Kobinah tregohet i saktë me të majtën dhe çon topin në rrjetë.

Tashmë, Tirana shkon në kuotën e 50 pikëve, gjashtë më shumë se Kukësi i vendit të dytë, të cilët u ndalën në barazim 0 – 0 ndaj Vllaznisë.

Ndërsa Flamurtari nga ana tjetër thellon më shumë krizën. Vlonjatët qëndrojnë në vendin e fundit në kuotën e 10 pikëve.

Këto janë të gjitha rezultatet e ditës së sotme në Kategorinë Superiore:

Laci 2 – 1 Bylis

Flamurtari 0 – 1 KF Tirana

Kukësi 0 – 0 Vllaznia

Partizani 0 – 0 Teuta

Skënderbeu 1 – 0 Luftëtari


Shtuar 4.03.2020 18:12