Spanja “poker” Ukrainës, Gjermania bllokohet nga Zvicra (VIDEO)

Janë mbyllur para pak minutash 5 ndeshjet e Ligës së Kombeve, të cilat startuan në orën 20:45.uefa liga e kombeve

Spanja e Ligës A, nuk e ka diskutuar për asnjë moment fitoren ndaj Ukrainës, të cilën e ka shkatërruar me rezultatin 4-0.

Gjermania nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Zvicrës, në një ndeshje të luftuar nga të dyja ekipet.

Serbia dhe Turqia kanë barazuar mes tyre pa gola, ndërsa Kosova është mposhtur 1-2 nga Greqia brenda në “Fadil Vokrri”.

Shikoni të gjitha rezultatet:

Liga A, grupi 4

Zvicër-Gjermani 1-1

Uidmer 58’/ Gundoan 14′

Spanjë-Ukrainë 4-0

Ramos 2′, 29′, Ansu Fati 32′, F. Torres 84′

Liga B, grupi 2

Serbi-Turqi 0-0

Liga C grupi 3

Kosovë-Greqi 1-2

B. Berisha 82’/ Limnios 2′, Siovas 51′

Liga D, grupi 1

Maltë-Letoni 1-1

Nuoko 15’/ Guilaumier (autogol) 25′


Shtuar 6.09.2020 21:00