Banorët në Tiranë “thyejnë” karantinën dhe dalin në protestë (VIDEO)

Ndihma e qeverisë për qytetarët është konsideruar e pamjaftueshme.

Ndonëse jemi në kohë pandemie dhe lëvizja është ende shumë e kufizuar, kjo gjë nuk i ka penguar dhjetëra banorë romë të njësisë numër 5 në Tiranë të protestojnë.

Ata kanë dalë në rrugë pasditen e sotme, të shumtë në numër duke kërkuar ndihma.

Sipas tyre, ata nuk kanë përfituar asgjë dhe nuk mund të punojnë për të nxjerrë të ardhura.

“Romët e Njësisë 5 (pallati me shigjeta) ndihen të harruaj nga qeveria, dhe sot ata po protestojnë në rrugët e lagjes tyre.
Boll më me qese dhe mashtrime në fb-un e Lali dhjerit!”- shkruan PD krahas videos. /albeu.com/


Shtuar 30.04.2020 20:19