Shpërthen Mehdi Malkaj: Shqipërinë e mori Edi e i vu zjarr, po si s’të lodhi o shqiptar (VIDEO)

Kalimi i Teatrit Kombëtar si pronë e Bashkisë Tiranë, ka mbledhur fuqishëm aktivistët dhe artistët në mbrojtje të kësaj ndërtese shekullore të artit në Shqipëri.

Sot, policia bashkiake shkoi sot pranë Teatrit Kombëtar për të marrë objektin, që tani e tutje me vendim qeverie është pronë e bashkisë së Tiranës.

Ky hap i policisë provokoi një tubim spontan të artistëve dhe qyteterëve që kundërshtojnë planet për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar aty një teatër të ri.

Një fjalim plot emocione ka mbajtur aktori shumë i dashur për shqiptarët, Mehdi Malkaj, i cili u ka bërë thirrje shqiptarëve të ndërgjegjësohen, të mos shiten dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.

Ndër të tjera, Malkaj, ka rrëfyer se nuk është paguar kurrë nga një parti politike, duke treguar para njerëzve pensionin e tij modest.

“Ky është turp, cfarë janë këta shqiptarë që nuk reagojnë fare, cfarë jemi ne? Dele, dele dele. Kam dëgjuar të thonë se ata i paguan PD-ja, më besoni që kam një pension 300 mijë lekë, dhe unë e di se si kthehem.

Kaq kam, nuk jam shitur kurrë dhe nuk do të shitem kurrë, sikur qielli me dheun të bashkohet.

O njerëz mos u shitni se nuk ka gjë më të shenjtë se liria, po t’a vunë atë në qafë nuk t’a heqin më.

Unë do jem këtu për të mbrotur teatrin edhe në shi edhe në borë edhe në breshër.

Është turpi madh, Shqipërinë e mori Edi, iku zjarr, shqiptar mos rri po duku, shqiptar…”-tha ndër të tjera Malkaj, fjalën e të cilit mund t’a dëgjoni në videon e bashkëngjitur lajmit.

Rikujtojmë se protestuesit kërkojnë restaurimin e Teatrit Kombëtar me fondet e Organizatës Europa Nostra, e cila shprehu gadishmërinë për këtë.

Europa Nostra e ka përfshirë Teatrin Kombëtar në listën e 7 objekteve kulturore historike më të rrezikuara, që duhen mbrojtur. /albeu.com/


Shtuar 13.05.2020 19:33