Shijoni 101 golat e Ronaldos me Portugalinë (VIDEO)

Me dopietën ndaj Suedisë Kristiano Ronaldo kapi kuotën e 101 golave me kombëtaren e Portugalisë, teksa tashmë e sheh veten vetëm 9 gola larg thyerjes së rekordit që mbahet nga iraniani Ali Daei, i cili ka arritur të shënojë 109 gola në 149 ndeshje me ekipin e tij kombëtar iranian, nga viti 1993 deri në 2006, ku i dha fund futbollit të luajtur.

Ndërkohë së fundmi, në youtube, është publikuar edhe video me 101 golat e realizuara nga Kristiano Ronaldo me fanellën e Portugalisë.

35-vjeçari i ka të gjitha mundësi për ta thyer rekordin e ish-futbollistit iranian, duke parë formën e shkëlqyer që ai po kalon.


Shtuar 9.09.2020 19:27