Ronaldo lë të “ngrirë” Smalling me një lëvizje (VIDEO)

Cristiano Ronaldo e shfaqi talentin e tij me një superlëvizje gjatë ndeshjes të së dielës mes Romës dhe Juventusit, kur arriti ta kalojë dhe ta turpërojë Chris Smallingun.

Juventusi kaloi në epërsi me rezultat 2:0 qysh herët në ndeshje. Pas kësaj epërsie, Cristiano Ronaldo vendosi të argëtohet në fushën e lojës, në kurriz të Chris Smallingut.

34-vjeçari e la të pashpresë mbrojtësin e huazuar nga Manchester Unitedi me vetëm një lëvizje brenda zonës së 16-metërshit. Ai madje e arriti topin dhe e harkoi atë në zonë.

Pamjet e ngadalësuara të këtij momenti janë bërë virale në rrjetin social Twitter.

Skuadra e Maurizio Sarrit do të jetë e lumtur me paraqitjen e së dielës, pasi që arritën të kthehen në krye të Serisë A, me dy pikë më shumë sesa Interi.

Pas një viti e gjysmë në Serie A, Ronaldo ka arritur të shënojë kundër secilës skuadër të Serisë A me të cilën është përballur.


Shtuar 13.01.2020 10:32