Roma barazon me Gent, siguron kualifikimin në fazën tjetër (VIDEO)

Roma ka kaluar në fazën tjetër të Ligës së Evropës.

Roma ka luajtur baras 1:1 në udhëtimin e saj në Belgjikë, kundër skuadrës së Gent.

Skuadra nga kryeqyteti i Italisë gjeti vetën në disavantazh në minutën e 25’, kur Jonathan David shënoi për 1:0.

Rezultatin e barazoi ylli i Romës, Justin Kluivert, vetëm katër minuta më vonë, kur luhej minuta e 29’.

Roma u ndihmua nga fitorja e shënuar në ndeshjen e parë, për të siguruar kalimin në fazën tjetër.

Tashmë, ‘Giallorossi’ do të presin për të mësuar kundërshtarin e tyre në fazën e 1/16-ës së finales.


Shtuar 27.02.2020 20:21