Robert Berisha: Do të mbyllesha në karantinë me Rita Orën (VIDEO)

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, së fundmi ka qenë i ftuar në edicionin e së dielës në “Krejt ka pak”.

Ai ka zbuluar shumë gjëra rreth kësaj periudhe të vetë-izolimit, ndërsa nuk ka hezituar të tregojë se me kë prej personazheve shqiptare do të ishte mbyllur.

I pyetur nga prezantuesja Rina Imeri se me kë prej artisteve do qëndronte i izoluar, përgjigja e Berishës nuk ka munguar.

“Do të mbyllesha me Rita Orën pasi është shumë pozitive, qesharake dhe është e jona”, ka thënë mes tjerash ai.


Shtuar 14.04.2020 13:44