Publikohet videoklipi zyrtar i këngës së Arilenës në “Eurovision” dhe nuk duhet humbur (VIDEO)

Këngëtarja Arilena Ara u shpall fituese e “Festivalit të 58-të të RTSH-së”, duke fituar kështu mundësinë të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin ndërkombëtar “Eurovision”.

Megjithatë, emergjenca Covid-19 bllokoi çdo aktivitet dhe festivali i parashikuar të mbajet në muajin maj mbeti pezull.

Të lidhura

None found

Ky festival do të mbahet në të njëjtin vend, një vit më pas, por ende nuk dihet nëse këngët e këtij viti do të këndohen në 2021 apo do të zgjidhen të tjera.

Pavarësisht kësaj, Arilena Ara e ka çuar deri në fund punën me projektin e saj dhe mbrëmjen e sotme ka dhënë lajmin e bukur.

Kënga “Shaj” në versionin anglisht “Fall from the sky” është publikuar në Youtube, së bashku me videoklipin zyrtar.

Arilena shfaqet e veshur me të bardha dhe interpreton plot emocion këngën me të cilën ka përfaqësuar denjësisht vendin tonë.


Shtuar 12.05.2020 06:59