Po aktronte me Getoarin, Visjan Ukcenajt i ndodh incidenti në skenë (VIDEO)

Reperi shumë i suksesshëm, Getoar Selimi ishte i ftuar në puntatën speciale të “Klanifornias” në natën e ndërrimit të viteve. Getin e pamë edhe në rolin e aktorit duke luajtur në disa skeçe. Njëri prej skeçeve ka shkaktuar aq shumë të qeshura sa Visjan Ukcenajt i ka shpëtuar në skenë.

Kështu tregoi aktori i ftuar në “Glamour Zone”, kur u pyet se cili ka qenë momenti më i sikletshëm që ka përjetuar në skenë së fundmi.

“Kur ishte Getoari i ftuar për Vitin e Ri. Bëmë një skeç ‘Varka”, që ishte Nëntori i Dytë. Getoari ishte Ismail Qemali nga Kosova, Isa Boletini nga Vlora. Pra u bë e kundërta. Unë bëja pelën e Isa Boletinit. Është një ndër numrat që është qeshur më shumë nga ne dhe nga publiku dhe kameramani e la kamerën edhe i shpëtoj çiçi dhe po e mbante me dorë dhe unë duke parë atë, kam ndjerë një miligram çiç dhe vetë. Le të themi na shpëtoi çiçi nga të qeshurat.

Të betohem dhe thoja shi i shpëtoi çiçi kameramanit dhe në fakt nga të qeshurat kam ndier që më shpëtoi dhe vetë. Kameramani e la kamerën fare dhe iku duke e mbajtur me dorë”, tregoi Visjani.


Shtuar 16.01.2020 13:29