Pas dy humbjeve, Tottenhami ndalet në barazim nga Burnley (VIDEO)

Tottenham është duke kaluar një periudhë të vështirë në kampionat, kjo për shkak edhe të dëmtimeve të shumta.

Pas dy humbjeve me Chelsean dhe Wolves, Tottenham u ndal në barazim edhe ndaj Burnley.

Ishin vendasit ato që zhbllokuan shumë shpejt rezultatin që në minutën e 13′ për ta mbajtur deri në minutën e 50′ at here kur Alli do të tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Rezultati 1-1 do të ishte edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje që normalisht i rri më shumë përshtat Burnley.

Pas kësaj ndeshjeje “spurs” arrijnë në kuotën e 41 pikëve dhe renditen në vendin e 8 ndërsa Burnley në kuotën e 39 pikëve dhe renditet në vendin e 10. /albeu.com/


Shtuar 7.03.2020 19:59