Pamje të dhimbshme! Vogëlushja nuk i mban dot lotët pasi takon dot babain mjek (VIDEO)

Mjekët dhe infermierët janë “heronjtë” e vërtetë në këto ditë të vështira për 210 shtete të botës të cilat janë prekur nga COVID-19.

Ndërkohë që pjesa më e madhe qëndron në shtëpi, ata po vënë veten në rrezik për të shpëtuar jetën e të tjerëve.

Një video e një familje që është bërë virale tregon një vajzë të vogël që ecën drejt derës së shtëpisë.

Nga ana tjetër, ndodhet babai i saj mjek, i pajisur me maskë dhe me veshjet e punës i cili e përshëndet me dorë.

Vogëlushja tenton të hapë derën pasi dëshiron të takojë babain dhe ta prekë, por nuk mundet dhe fillon të bërtasë e të qajë.

Për të mbrojtur familjen e tij, ka zgjedhur që të distancohet pasi e di se është gjëja më e mirë që mund të bëjë.

Ai i jep një puthje nga larg ndërkohë që vajza sërish tenton të hapë derën.


Shtuar 15.04.2020 15:39