Nga divani i shtëpisë me duart copë, Luana Vjollca zbuloi se është një super nikoqire (VIDEO)

Nuk jemi mësuar ta shohim shpesh të bëjë pushime, megjithatë në situatën që ndodhemi, Luana Vjollca është detyruar të qëndrojë në shtëpi.

Moderatorja është izoluar në shtëpinë e saj dhe në emisionin “Ftesë në 5” ka trguar se si po i kalon këto ditë.

Në një intervistë në kushte shtëpie, Luana tha se i ka bërë duart plagë nga larja e shpeshtë dhe se gjatë gjithë kohës pastron.

Puna më e shpeshtë që këngëtarja ka bërë këto ditë ka qenë larja e enëve, por pa lënë pas edhe gjërat e tjera.

Luana tha se gjatë këtyre ditëve që ka qëndruar e mbyllur e ka marrë malli për të ëmën dhe Marinën, të cilat nuk i ka takuar prej ditësh.

Kujtojmë se ditën e djeshme, moderatorja publikoi këngën e saj më të re me titull “Pa panik”.


Shtuar 20.03.2020 07:14