Ndeshja që e bëri Haaland të madh, shënoi katër gola për 17 minuta (VIDEO)

Erling Haaland sot është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë dhe padyshim më i kërkuari nga skuadrat e mëdha.

Sulmuesi norvegjez iu bashkua Borussia Dortmundit nga Red Bull Salzburg në janar dhe ka vazhduar shkëlqimin edhe në Gjermani.

Haaland pëlqehet nga skuadrat më të mëdha evropiane, përfshirë Real Madridin, Juventusin e dy skuadrat nga Manchesteri, City e United.

19-vjeçari shpërtheu në kampionatin norvegjez me Molden, kur kjo skuadër po drejtohej nga trajneri aktual i United, Ole Gunnar Solskjaer.

Kampionati norvegjez filloi me 11 mars, derisa deri më 23 qershor Haaland zhvilloi 13 ndeshje duke shënuar vetëm dy gola.

Talenti i madh filloi të kritikohej me të madhe, pasi kishin kaluar gjashtë ndeshje pa shënuar gol dhe në humbiste raste të pabesueshme.

Në javën e 15-të Molde po udhëtonte te lideri i kampionatit Brann, derisa Solskjaer kishte vendosur ta rikthente në formacionin bazë Haalandin, përkundër formës së tij të dobët.

Haaland shkëlqeu duke shënuar katër gola të shpejtë për 17 minuta lojë (4’ 0-1, 13’ 0-2, 15’ 0-3 dhe 21’ 0-4), duke bërë që e gjithë Norvegjia të flas për të.

Që nga ajo ndeshja shtatlarti nuk u ndal duke shënuar dhe e përfundoi kampionatin me 12 gola e katër asistime duke u transferuar pastaj te Salzburg për tetë milionë euro.


Shtuar 10.04.2020 15:06