Ndërroi mendje për dasmat! Leonora Jakupi zbulon datën kur do të martohet (VIDEO)

Këngëtarja Leonora Jakupi mori vëmendjen në korrik të vitit të kaluar me rrëfimin e saj për jetën personale.

Leonora tregoi se ishte e dashuruar “që moti”, ndërsa planet për martesë nuk ishin në horizontin e saj.

“Nuk e di por për momentin nuk kam plane dasme. Dasmat asnjëherë s’më kanë pëlqyer se je në qendër të vëmendjes. Çifti s’kënaqet, ata që vijnë në dasëm kënaqen më shumë, ndoshta s’bëj dasmë fare”, u shpreh këngëtarja.

Mirëpo, duket se këngëtarja ka ndryshuar mendje pasi së fundmi ka bërë një tjetër deklaratë.

E ftuar në “N’Kosovë Show”, Leonora tregoi se jo vetëm që do të bëjë dasmë, por do ta bëjë këtë vit.

Këngëtarja tregoi se ka ndërmend të martohet, duke habitur edhe moderatorin me përgjigjen e saj.


Shtuar 9.01.2020 08:01