Myrto Uzuni vazhdon ëndrrën Champions, Ferencvarosi eliminon gjigantët e Celtic (VIDEO)

Ferencvarosh ka eliminuar gjigantët skocezë të Selltik nga Champions League, në takimin që u mbyll me shifrat 1-2.

Megjithëse nuk kanë një emër të madh si ai i kampionëve të Skocisë, hungarezët kanë treguar vendosmëri në fushën e lojës dhe janë mbrojtur mjaft mirë, për të shfrytëzuar më pas në mënyrën më të mirë kundërsulmet.

Titullar nga minuta e parë ishte edhe sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, i cili u detyrua të lërë fushën e lojës pak minuta para vërshëllimës përfundimtare, teksa pati një lëndim.

Talenti kuqezi nuk arriti dot të gjente rrugën e rrjetës, por rrugëtimi për në ëndrën Champions League do të vijojë ende, duke pasur kështu mundësinë të tregojë vlerat e tij në turin e tretë kualifikues.


Shtuar 26.08.2020 21:39