Milani bën me zemër tifozët, mposhtin në shtesa Torinon dhe sfidojnë Juven në gjysmëfinalen e Kupës

Milani ka vuajtur jo pak për të mposhtur Torinon dhe për të siguruar gjysmëfinalet e Kupë së Italisë.

Kuqezinjtë kanë fituar 4-2 në kohën shtesë teksa 90 minutat u mbyllën në barazim 2-2.

Skuadra e Piolit tashmë do të presë Juven në gjysmëfinale.

Milani shënoi fillimisht me Bonaveturën ndërsa miqtë barazuan me mbrojtësin Bremer vetëm pak minuta më pas.

Në të dytën miqtë befasuan vendasit teksa sërish Bremer relizon golin e avantazhit në 1-2 për Torinon.

Por kur u mendua se fitorja do të shkonte për Torinon, Milani shënoi me Calahanglu në shtesë duke mbyllur 90 minutat e barabarta ën 2-2.

Megjithatë kur ndeshja shkoi në shtes Milani arriti të shënonte dy gola me Calanoglu dhe Ibrahimovic duke i siguruar Milanit gjysmëfinalet e Kupës së Italisë /albeu.com/


Shtuar 28.01.2020 22:22