Inxhinierja Bozo: Futuni në shtëpi, njerëzit të flenë rehat!

Një tërmet i fuqishëm ka goditur mbrëmjen e sotme Shqipërinë 4,9 i forcës rihter.

Inxhinierja Luljeta Bozo ka deklaruar në media, se qytetarët duhet të shkojnë në për banesa dhe të flenë të qetë.

Sipas saj, tërmeti 4.9 i shkallës rihter është pasgoditje.

Inxhinierja kishte një apel për banorët që i kanë banesat të dëmtuara. Ata nuk duhet të rrinë në banesa.

“Nëse shtëpitë nuk kanë pasur asnjë dëmtim, ose gjëra të vogla njerëzit të kthehen dhe të flenë rehat. Nuk besoj që do ketë të tjerë. Kurse ata që i kanë të dëmtuar shtëpitë nuk kanë pse të rrinë brenda.

Nuk ka kuptim të rrinë brenda. Një shtëpi e dëmtuar, një goditje e tillë e përkeqëson gjendjen. Ku ka dëmtime të rënda nuk duhet rrezikuar”, tha Bozo, shkruan Ora news.

Tërmeti i sotëm (28 janar) nuk sjell dëme në strukturë.

“Në si inxhinierë nuk e llogarisim fare. Kështu që nuk është një energjie e tillë që shkakton dëm të strukturës.

Kuptohet kur ndërton sipas rregullave. Për mua ata që i kanë shtëpitë në rregull të flenë rehat”, tha inxhinierja.


Shtuar 28.01.2020 22:25