Kanë qenë të shumtë qytetarët të cilët zgjodhën sheshet e Prishtinës për të festuar 12-vjetorin e pavarësisë.
Ndryshe nga 12 vite më parë, kur temperaturat shënonin deri në -16 gradë celsius, sot rrezet e diellit mundësuan që qytetarët të shijojnë më shumë këtë ditë.
Të lidhura
None found
Flamuj shtetëror të Kosovës, kombëtar, njerëz me veshje kombëtare, me plisa si dhe duke kërcyer nën ritmin e daulleve janë vënë re në sheshin e kryeqytetit.
Edhe te Neëborn atmosfera ka qenë tejet festive me qytetarë që kishin vërshuar rrugëve për të parë edhe pamjen e re që mori ky obelisk.
Në sheshin e Prishtinës sonte prej orës 20:00 do të mbahet edhe një koncert i organizuar nga Komuna e Prishtinës. /kp
