Lojtarët e Dortmund festojnë me tifozët imagjinarë (VIDEO)

Borussia Dortmund fitoi me rezultatin 4-0 ndaj Schalkes. Verdhezinjtë u rikthyen në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar gola, marrë 3 pikët dhe duke dhuruar spektakël.

Fatkeqësisht shfaqja e tyre u dhurua para stolave bosh të stadiumit të Dortmundit. Gjermanët fituan me golat e Haaland, Hazard dhe rrjetës së dyfishtë të Guerreros.

Shumë interesant ishte festimi i tyre pas ndeshjes. Ata u rreshtuan në distancë me njëri-tjetrin dhe përshëndetën pjesën e ultrasve. Stolat e tyre ishin bosh, por duket se klubi gjerman kujton me nostalgji kohën kiur stadiumi ishte i mbushur.


Shtuar 16.05.2020 16:43