Një tërmet me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter, është ndjerë në pjesën lindore të Turqisë.
Sipas Observatorit Kandilli të Turqisë dhe Institutit të Kërkimeve për Tërmetet, tërmeti goditi qarkun Sivrice të Elazığ në 8:55 p.m. (1755 GMT) nga një thellësi prej 10 kilometrash.
Ministri i Brendshëm turk siç raportojnë mediat e huaja, ka deklaruar se derimë tani kanë ndërruar jetë 6 persona dhe 225 persona janë plagosur, ndërkohë që 10 ndërtesa raportohet si të shkatërruara.
Sondazhi Gjeologjik i Sh.B.A-së dha përmasën paraprake si 6.8, me tërmetin që prek jo vetëm Turqinë por edhe Sirinë, Gjeorgjinë dhe Armeninë.