Kush kopjoi kë? Olsi Bylyku dhe këngëtari shqiptar kanë të njëjtin tatuazh (VIDEO)

Këngëtari i njohur shqiptar, Lorenc Hasrama, i cili njihet për pjesëmarrjen e tij në “The Voice of Albania”, ka folur sot për planet e tij muzikore dhe disa detaje private në lidhje me miqësinë e tij me Olsi Bylykun.

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” këngëtari ka folur edhe për tatuazhet, që në trupin e tij janë të shumta. Më i veçanti është ai në qafë, një shkrim që është motoja e jetës së këngëtarit, “Remember why you started”.

Një tatuazh të ngjashëm ka edhe Olsi Bylyku, me të cilin Lorenci ka vite miqësi. Ky i fundit thotë se ishte pikërisht ai që i dha idenë Olsit për të bërë këtë tatuazh dhe tregon me humor përse.

-Cili tatuazh të pëlqen më shumë dhe a ke ndonjë dedikim?

-Nuk kam tatuazhe dedikimi, kam vetëm këtë në qafë (Remember why you started) që e kam patur moto që para disa vitesh.

– Ka dhe Olsi një ashtu. Kush ka kopjuar kë?

-Ti mendon se Olsi di kaq shumë anglisht? (qesh). Olsin doja ta bindja të bënte tatuazh. Pse? Sepse ka pas bërë disa shkronja kineze sikur ka qenë në burg, gjoja se kishte bërë gërmat e familjes. Doja ta bindja të bënte dicka ndryshe. Unë I kam aq shumë qejf tatuazhet, sa dua ti bëjnë edhe njerëzit që rrinë me mua. Dhe I thashë të bënte dicka njësoj si unë.


Shtuar 11.02.2020 13:18