Kane pranë kthimit nga lëndimi (VIDEO)

Harry Kane ka njoftuar se është shumë pranë rikthimit në stërvitje të plota, ndërkohë që është duke u angazhuar për kondicionin e tij, gjatë kohës kur gjithçka është pezulluar për shkak të coronavirusit.

Kapiteni i Anglisë nuk po luan që nga fundi i dhjetorit, kur u lëndua në humbjen e Tottenham nga Southampton.

Është pritur që sulmuesi të kthehej në aksion në muajin prill, mirëpo sezoni i futbollit është ndërprerë si pasojë e pandemisë me COVID-19.

“Nga aspekti i rehabilitimit dhe aspekti personal, jam shumë mirë. Jam në një fazë të mirë dhe po angazhohem shumë, po riaftësohem mirë, po rehabilitohem mirë dhe vetëm po pres të shoh se çfarë do të ndodhë me sezonin”.

“Anash kësaj, familja ime është mirë dhe është e qartë se të gjithë aktualisht po mendojnë për coronavirusin dhe është koha të qëndrojmë bashkë, të jemi të sigurt dhe të shpresojmë se gjithçka do të shkojë mirë”.

“Nuk jam shumë larg (rikthimit). Normalisht do të isha kthyer me skuadrën brenda dy apo tri javësh”, ka deklaruar Kane për faqen zyrtare të Spursave.


Shtuar 24.03.2020 16:24