Gjërat qenkan serioze, Loredana merr dhuratë një unazë nga reperi gjerman (VIDEO)

Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana ka nisur të përflitet se mund të jetë në hapat e parë të një lidhjeje të re.

Kjo pasi disa postime në Instagram të reperes shqiptare, janë të njëjta me ato të reperit të njohur gjerman, Bonez MC, duke na bërë të dyshojmë se janë bashkë.

Dyshja shfaqej në një makinë super luksoze bashkë, megjithatë Loredana tregoi se mes tyre nuk ka asgjë, ajo thjesht e kishte shoqëruar Bonez në një koncert.

Por mjë video që po qarkullon së fundmi në internet tregon të kundërtën.

Në video shfaqet Loredana dhe Bonez, teksa fokusi është tek unaza e Loredanës.

Nga videoja duket se unazën ia ka dhënë Bonez.

Këtë unazë ai dhe Raf Camorra e kishin bërë të njëjtë për të festuar çmimin për albumin “Palmen aus Plastik”.


Shtuar 4.01.2020 07:49