Fiksuan shqiptarët, Sadna dhe Alek bëhen sërish bashkë dhe ja si duken (VIDEO)

Seriali “Bidaai” ka qenë një nga më të ndjekurit në TV Klan dhe personazhet që luanin rolet kryesore: Sadna dhe Alek fituan zemrën e të gjithëve. Me siguri dyshja i ka munguar publikut, e për këtë arsye po iu japim një lajm të mirë: Alekun dhe Sadnën do i shohim sërish bashkë

Sara Khan dhe Angar Hasija ( emrat e tyre të vërtetë) ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin dhe së fundmi kanë njoftuar se kanë bashkëpunuar në një projekt muzikor. Sara merret me muzikë dhe në videoklipin e ri përfshirë Angadin.

Kënga mban titullin “Tattowala” dhe pritet të publikohet së shpejti!


Shtuar 4.02.2020 07:54